Sevilla mposht Juventusin dhe kalon në finale të Ligës së Evropës

Sevilla mposht Juventusin dhe kalon në finale të Ligës së Evropës

Sevilla ka mposhtur Juventusin me rezultat 2-1 pas vazhdimeve, për të kaluar në finale të Ligës së Evropës, ku e pret Roma.

Pjesa e parë edhe pse solli shumë raste, skuadrat nuk arritën të shënonin.

Juventusi rrezikoi me Federico Gattin dhe Moise Kean, me këtë të fundit që goditi shtyllën.

Në anën tjetër Sevilla kishte raste Youssef En Nesyrin dhe Marcos Acunan, por pa sukses.

Juve shënoi në minutën e 43-të me Adrien Rabiot, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë Juventusi arriti të shënojë në rastin e parë, kur zhvillohej minuta e 65-të, me Dusan Vlahovic për 1-0.

Por pas shtatë minutash, Sevilla barazoi rezultatin me super golin e Susos për 1-1.

Në kohën e rregullt skuadrat nuk arritën më të shënonin dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Në minutën e pestë të vazhdimeve, Erik Lamela shënoi gol me kokë për epërsinë e spanjollëve prej 2-1.

Zonja e Vjetër u hedh në sulm për të barazuar rezultatin, por nuk ia doli.

Sevilla kalon në finale të Ligës së Evropës, ku do të takohet me Romën.

Related Articles