Sfeçla për aksionin në Veri: Dyshime për rrjedhje informatash, në një nga lokacionet mungonin pajiset për kriptovalutat

Sfeçla për aksionin në Veri: Dyshime për rrjedhje informatash, në një nga lokacionet mungonin pajiset për kriptovalutat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se ka dyshime se ka pasur rrjedhje të informacioneve për aksionin që ka zhvilluar të shtunen, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën në veri të vendit, raporton Gazeta Enigma.



Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se në një nga lokacionet që është kontrolluar është vërejtur infrastruktura por se kanë munguar pajisjet me të cilat është zhvilluar aktiviteti i jashtëligjshëm i kriptovalutave.

Sfeçla konfirmoi se në këtë aksion nuk ka pasur incidente.

“Ftoj të gjithë qytetarët tanë që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës duke lajmëruar çfarëdo veprimtarie joligjore, të kujtdo qoftë, duke kontribuar kështu drejtpërdrejtë në sundimin e ligjit për të gjithë dhe kudo në Kosovë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Related Articles