Shakira provokon fansat e Real Madridit: Pique është mbrojtësi më i mirë në botë

Shakira provokon fansat e Real Madridit: Pique është mbrojtësi më i mirë në botë

Barcelonës i takoi “El Classico” i të dielës mbrëma, duke shënuar fitore të thellë ndaj Real Madridit.

“Katalunasit” triumfuan 0:4 ndaj “mbretëve” në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid.

Futbollistët e Barcelonës kishin një nga paraqitjet më të mira të vitit deri më tani, duke shkëlqyer në të gjitha aspektet.

Shakira, këngëtarja e njohur latine, përndryshe bashkëshortja e mbrojtësit të Barçës, Gerard Pique, ka pozuar pas përfundimit të ndeshjes me katër gishtat e treguar, duke aluduar për golat që pëfunduan në rrjetën e Thibaut Courtois.

Krahas kësaj, ajo në përshkrimin e fotografisë ka lavdëruar bashkëshortin e saj dhe ka theksuar se ai është mbrojtësi më i mirë në botë dhe se këtë nuk e thotë vetëm pse është bashkëshorti i saj.

“Gerardi nuk më lejon ta them publikisht, por vetëm ai mund të luajë kështu heroikisht, të kapërcejë çdo dëmtim apo dhimbje dhe të bëjë gjithmonë më të mirën. Jo sepse është burri im, por ai është mbrojtësi më i mirë në botë”, ka shkruar Shakira poshtë fotos.

Related Articles