Vetëvendosje nuk e mbështet iniciativën e PDK-së për tërheqjen e 30 përqind të Trustit

Vetëvendosje nuk e mbështet iniciativën e PDK-së për tërheqjen e 30 përqind të Trustit

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëendosjes, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se kjo parti nuk do ta mbështet iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale.

Kusari – Lila tha prerazi se nuk do ta mbërshtesin një nismë të tillë, e cila ishte propozuar nga PDK për tërheqjen e 30 përqind të Trustit.

“Jo nuk e ka mbështetjen tonë dhe nuk do ta ketë. Vetë koncepti i Trustit ka të bëjë me ruajtjen e një mirëqenie të qytetarëve pas moshës 65-vjeçare, kur ata përfundojnë kontributin e tyre për fondin pensional”, tha ajo.

“Ne do të diskutojmë modalitete tjera. Kemi pasur një pako enorme të ndihmës të rimëkëmbjes ekonomike, nga qershori i kaluar, dhe këtë vit janë shtuar, siç është rasti në mbështetjen e fëmijëve, lehonave. Ballafaqohemi me një ekonomi që është shumë fragjile. Fokusi mbetet në mbështetjen e ndërmarrjeve prodhuese”, u shpreh Kusari-Lila.

Ndryshe, PDK-ja propozoi një pako ekonomike për ndihmë ndaj qytetarëve për përballimin e inflacionit në vend. /Gazeta Enigma/.

Related Articles