Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se po të hiqet dorë Albin Kurti “nga kandidati i tij i vërtetë, do të kishim presidentin dhe do të shmangnim zgjedhjet”.
Shala tha se Kurti e donte një president të vetin dhe ai ishte Glauk Konjufca.
“Në këtë procesin e fundit sa kam parë unë, koalicioni i LVV-së dhe z.Kurti, nuk e donte presidentin që mund të ushtronte mandatin që i jep Kushtetuta, por donte një president të vetin. Kishte një kandiat të vërtetë vetëm z.Konjufca dhe pjesa tjetër i takonte lojës politike dhe ishin kandidatura fiktive”, tha Shala në Pressing
