Shala thotë se luftoi për vendin e tij, akuzën e prokurorisë e konsideron qesharake

Shala thotë se luftoi për vendin e tij, akuzën e prokurorisë e konsideron qesharake

Ish ushtari i UÇK-së, Pjetër Shala është paraqitur para Gjykatës Speciale.

Prokuroria Speciale e akuzon Shalën për krime lufte, ushtrim të dhunës fizike dhe psikike, trajtim çnjerëzor, gjatë vitit 1999 , në një ish-fabrikë metali në Kukës.

Në paraqitjen e tij këto akuza Shala i ka cilësuar si qesharake ndërkaq ka shtuar se si pjesëtar i UÇK-së ka luftuar për çlirimin e Kosovës. “Nuk e ndiej veten që kam bërë një krim përpos që kam mbrojtur popullin dhe vendin tim” ka thënë Shala.

Pjetër Shala, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i njohur me nofkën “Komandant Ujku” gjatë kohës së luftës ka shërbyer në zonën e Dukagjinit si komandant në fshatin Dujakë.

Related Articles