Shaqiri pensionohet nga kombëtarja zvicerane: Thank You, Merci, Grazie, Faleminderit

Shaqiri pensionohet nga kombëtarja zvicerane: Thank You, Merci, Grazie, Faleminderit

Xherdan Shaqiri është pensionuar nga kombëtarja zvicerane.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në instagram.

“Shtatë turne, shumë gola, 14 vjet pjesë e skuadrës A të Zvicrës, dhe momente të paharrueshme”, ka shkruar Shaqiri në Instagram.

Tutje ai falënderuar të gjithë ata që janë pjesë e kujtimeve të karrierës së tij.

“Koha që t’i them lamtumirë kombëtares. Kujtime të mëdha që mbesin, dhe për këtë ju them të gjithëve: Thank You, Merci, Grazie, Faleminderit”, ka shtuar ai. /Gazeta Enigma


Related Articles