Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani dhe popullin e Kosovës për strehimin e përkohshëm që ju kanë ofruar afganëve.
Giacobbe përmes një shkrimi ka thënë se prioritet është plotësimi i kërksave në mënyrë që afganët mund të largohen nga Kosova.
“Prioriteti ynë është plotësimi i kërkesave në mënyrë që mysafirët e Camp Liya të mund të largohen nga Kosova dhe të fillojnë jetën e tyre të re. 141 afganë, 30% e të ardhurve tashmë e kanë bërë këtë dhe janë rrugës për në SHBA”, ka shkruar Giacobbe.