ShBA-ja e bllokon për herë të tretë deklaratën e OKB-së për armëpushim, Izraeli e falënderon

ShBA-ja e bllokon për herë të tretë deklaratën e OKB-së për armëpushim, Izraeli e falënderon
Izraeli i ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për bllokimin e deklaratës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën do të bëhej thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe me të cilën do të theksohej nevoja për mbrojtjen e fëmijëve dhe civilëve të tjerë.

Të hënën, administrata e presidentit Biden e refuzoi për herë të tretë draftin e një deklarate me të cilën do të bëhej thirrje për ndërprerjen e dhunës dhe me të cilën do të shprehej shqetësim për humbjen e jetës së civilëve dhe për të lënduarit, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Përderisa Shtetet e Bashkuara kanë histori të gjatë të bllokimit të kritikave ndaj Izraelit në deklaratat zyrtare të Kombeve të Bashkuara, madje duke e përdorur rregullisht veton për këtë qëllim, pati shpresë se ShBA-ja do të nënshkruante një deklaratë që Izraelit dhe Hamasit do t’u bënte thirrje që t’i parandalonin pasojat e mëtejme në njerëz.

Të hënën, ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, përmes një postimi në rrjetet sociale i falënderoi Shtetet e Bashkuara për parandalimin e publikimit të deklaratës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sipas tij, kjo deklaratë është e padrejtë.

Related Articles