Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështje të Euroazisë, Karen Donfried, ka thënë se prania e KFOR-it në Kosovë është garanci e sigurisë për qytetarët.
Donfried tha se nuk ka ndonjë arsye që njerëzit në Kosovë të ndjehen të pasigurt, duke shtuar se ShBA-ja garanton për Kosovën
Zyrtarja e lartë amerikane, që dje vizitoi Kosovën, po ashtu shtoi se nuk kanë parë ndonjë kërcënim të shtuar për Kosovën nga ana e Rusisë.
“Dëshiroj t’i siguroj kosovarët se mund të ndjehen (të sigurt) – për shkak të KFOR-it dhe dëshiroj t’ua kujtoj sërish se është forca më e madhe e dislokuar e NATO-s e ShBA-ja është kontribuuesi më i madh në KFOR, si dhe për shkak të garancive të ShBA-së për Kosovën e më lejoni të them se nuk shohim ndonjë kërcënim të shtuar për sigurinë e Kosovës; nuk shohim asgjë që të sugjerojë se Rusia ka rritur vëmendjen për nxitjen e destabilitetit këtu, – që për të gjitha këto arsye mund të ndjeheni të sigurt që SHBA-ja po kujdeset për sigurinë tuaj dhe se KFOR-i, së bashku me SHBA-në, do të sigurojnë që të mos ketë përshkallëzim të shtuar në Kosovë”, deklaroi ajo në intervistë për T7.