Kongresi amerikan pritet të finalizojë miliarda ndihmë humanitare dhe ushtarake për Ukrainën këtë javë.
Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë i kërkoi Kongresit të miratonte 10 miliardë dollarë.
Sipas Shtëpisë së Bardhë gjysma e tyre do të shkonte drejt dislokimeve të trupave amerikane në rajon dhe sigurimit të pajisjeve ushtarake në Kiev, ndërsa pjesa tjetër do të ndihmonte Departamentin e Shtetit dhe Agjencinë e SHBA-së për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) me sigurinë dhe ndihmën ekonomike.
Kongresi ka fjalën e fundit për financimin dhe po nxiton t’i bashkëngjisë fondet një pakete të shpenzimeve qeveritare që duhet të kalojë të premten, shkruan BBC, transmeton Gazeta ‘Enigma’.
Përpara miratimit të tij, ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova, falënderoi kongresmenët ndërsa u kërkoi atyre të ndërmarrin veprime urgjente.
Në një letër drejtuar Kongresit, ajo u bëri thirrje që fondet të jenë “maksimalisht fleksibël për të siguruar që ne mund të reagojmë menjëherë ndaj sfidave të reja”.
Markarova bëri thirrje gjithashtu për forma të tjera mbështetjeje, veçanërisht “aeroplanët dhe sistemet e mbrojtjes ajrore” për një afat të menjëhershëm./Gazeta Enigma/