Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit në SHBA, Ned Price, ka mirëpritur deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, drejtuar shteteve të Ballkanait Perëndimorë.
Borrell në Samitin e Bërdo-s në Slloveni ka thënë se dera e BE-së për 6 vendet e Ballkanit Perëndimorë ka mbetur e hapur, përkundër raportimeve të fundit në disa medie kredibile botërore se BE është ngopur me tensionet e vazhdueshme në Ballkan dhe mund të mos pranojë fare këto vende.
“Ne mirëpresim Deklaratën e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vazhdojnë të demonstrojnë angazhimin e tyre për reformën. Është kritike të mbash derën e BE-së të hapur për ta”, shkroi Ned Price në llogarinë e tij në Twitter.
We welcome the @EU’s statement on the Western Balkans. Albania, Bosnia-Herzegovina, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, and Serbia continue to demonstrate their commitment to reform. It is critical to keep the EU door open for them. https://t.co/siaH1gfnZu— Ned Price (@StateDeptSpox) October 6, 2021