ShBA-ja ua ndalon hyrjen dy ish-deputetëve serbë të kërkuar për manipulim të dëshmitarëve në Hagë

ShBA-ja ua ndalon hyrjen dy ish-deputetëve serbë të kërkuar për manipulim të dëshmitarëve në Hagë

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë thanë të premten se do të refuzonin hyrjen për dy ish-deputetë ultra-nacionalistë serbë të parlamentit të kërkuar nga një gjykatë e OKB-së për ndërhyrje të dëshmitarëve në një gjyq për krime kundër njerëzimit.

Departamenti i Shtetit tha se po caktonte Vjeriça Radetën dhe Petar Jojiqin sipas një ligji që ua ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara njerëzve të përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm, shkruan france24.com.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me të gjithë serbët në mbështetje të demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe do të vazhdojnë të promovojnë llogaridhënien për ata që abuzojnë me pushtetin publik për përfitime personale,” tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

Radeta dhe Jojiq shërbyen si avokatë për radikalin serb Vojislav Sheshelj, i cili u dënua për nxitjen e persekutimit përmes një fjalimi anti-kroat në fillim të viteve 1990, ndërsa rajoni u fut në luftë civile.

Gjykata e atëhershme Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë në janar 2015 lëshoi urdhër-arreste për Radetën dhe Jojiqin për gjoja kërcënime dhe ofrim ryshfeti me dy dëshmitarë në rastet që përfshinin Sheshelin.

Serbia ka refuzuar t’i ekstradojë ata. Shesheli u dënua nga gjykatësit e OKB-së në vitin 2018 me 10 vjet burgim, por ai doli i lirë për shkak të kohës që kishte vuajtur tashmë në paraburgim.

Related Articles