ShBA-ja, Vuçiqit: Menjëherë dhe pa kushte të lirohen tre policët e Kosovës

ShBA-ja, Vuçiqit: Menjëherë dhe pa kushte të lirohen tre policët e Kosovës

Departamenti Amerikan i Shtetit, i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që menjëherë dhe pa kushte t’i lirojnë tre policët e Kosovës, të cilët sipas tyre u arrestuan më 14 qershor.

Sipas DASh-it, arrestimi dhe ndalimi i tyre që po vazhdon për akuza të rreme ka përkeqësuar “një situatë tashmë të tensionuar”.

“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar.

Ne gjithashtu vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndjekin planin trepikësh të përshkruar nga BE-ja dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagimin e DASh-it.

Kujtojmë se më 14 qershor, tre policë të Kosovës janë kidnapuar nga njësitet speciale të Serbisë. Atyre, dje iu caktua masa e paraburgimit edhe për 30 ditë.

Related Articles