Përfaqësuesi i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Ambasadori, Jeff Bartos, në mbledhjen e fundit të mbajtur në Këshill të Sigurimit, ku është diskutuar për Kosovën, ka ripërsëritur kërkesën e SHBA-së për mbylljen e UNMIK-ut.
Gjithashtu Bartos, ka konsideruar se mbledhjet e tilla të thirrura nga UNMIK-u janë humbje kohe dhe si të tilla ato ofrojnë mundësi që të përdoren politikisht për audienca të brendshme, nga Kosova dhe Serbia.
Sipas diplomatit amerikan, një gjë e tillë dëmton edhe punën e Këshillit të Sigurisë.
“Kolegë, nëse jemi të përkushtuar fort ndaj kauzës së paqes, duhet të sigurohemi gjithashtu që koha dhe burimet e Këshillit të shpenzohen në mënyrë efikase, aty ku është më e nevojshme. Këto takime të shpeshta dhe performuese mbi UNMIK-un janë të kota dhe e zvogëlojnë punën e rëndësishme që duhet të bëjë ky Këshill. Ky takim nuk po përparon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare; po u jep një platformë politike disa audiencave vendase. Këto takime dëmtojnë institucionin”, ka thënë Bartos