Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani kanë mesatarisht 100 mijë infeksione të reja me COVID-19 në ditë, duke u kthyer kështu në shifrën që ishte gjatë dimrit.
Në SHBA kishte mesatarisht 11 mijë raste në ditë gjatë fundit të muajit qershor, ndërsa tani numri ka arritur në 107 mijë e 143 infeksione në ditë.
U deshën nëntë muaj për të kapërcyer numrin mesatar të rasteve prej 100 mijë, para se të arrihej kulmi në rreth 250 mijë infeksione, në fillim të muajit janar, shkruan AP, transmeton Gazeta Enigma.
Zyrtarët shëndetësorë kanë frikë se rastet do të vazhdojnë të rriten nëse nuk shtohet numri i të vaksinuarve.
Numri i amerikanëve të infektuar me virus që janë të shtruar në spital është rritur dhe gjendja nëpër spitale ka filluar të rëndohet, saqë po përballen edhe me mungesë të shtretërve./Gazeta Enigma/