ShBA regjistron mbi 300 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

ShBA regjistron mbi 300 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në ShBA është rritur në 605 mijë e 36, prej të cilëve 318 kanë vdekur në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.



Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33 milionë e 679 mijë e 937, me 13 mijë e 739 raste në 24 orët e fundit.

Aktualisht, Kalifornia është vendi më i godituri në ShBA, me mbi 3,81 milionë raste të konfirmuara dhe 63.712 të vdekur.

Në ShBA deri më tani mbi 181 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, kurse mbi 155 milionë dozën e dytë.

Related Articles