Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka dalë për shetitje në pjesën veriore të Mitrovicës me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, mëngjesin e së shtunës.
Kështu ka bërë të ditur Wigemark nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, duke thënë se i kanë të sinkronizuara rolet në sigurimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë/
“Sot në mëngjes shkaum në shëtitje pranë lumit Ibër në Mitrovicë bashkë me komandantin e KFOR-it, MG Angelo Michele Ristuccia. Më pas, shijuam një kafe në veri të Mitrovicës”, shkruhet në postimin e tij.
“EULEX dhe KFOR janë të sinkronizuar në rolet respektive të sigurisë në Kosovë”, përfundon postimin i pari i EULEX-it.
Postimi i tij vjen pas raportimeve se EULEX po kryejnë patrullimet në veri të vendit, pas dorëheqjes së rreth 600 policëve serbë nga Policia e Kosovës.
130 oficerë nga Polonia dhe Italia – të cilët po patrullojnë në tre komuna ku nuk ka prezencë policore lokale – nuk kanë fuqi arrestimi, por BE-ja dëshiron që prania e tyre të mbushë vakuumin e sigurisë.
Went for a walk across the Ibar River in Mittovica this morning together with @NATO_KFOR Commander MG Angelo Michele Ristuccia and we then had a nice coffee in North Mittovica. @EULEXKosovo and #KFOR are synchronized in our respective security responder roles in Kosovo. pic.twitter.com/nazHkOIxWY— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) November 19, 2022