Shefi i EULEX-it jep detaje për situatën në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

Shefi i EULEX-it jep detaje për situatën në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

Qarkullimi në pikëkalimet e përbashkëta kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, po vijon pa vonesa dhe pa incidente, ka bërë të ditur shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Siç shkruan Wigemark, situata është duke u monitoruar në gjashtë pikëkalime kufitare, nga njësia e specializuar e EULEX-it dhe rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarët e Forcës së Xhandarmërisë Europiane.

”Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it dhe Rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmerisë Evropiane janë duke e monitoruar situatën në të gjitha gjashtë Pikëkalimet të Përbashkëta Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga orët e para të mëngjesit të sotëm. Qarkullimi është duke vijuar pa ndonjë vonesë të konsiderueshme apo incidente”, ka shkruar ai në twitter./Gazeta Enigma/

Related Articles