Shefi i Zyrës së BE-së mirëpret aksionin e policisë në Karaçevë

Shefi i Zyrës së BE-së mirëpret aksionin e policisë në Karaçevë

Shefi i Zyrës së BE-së për Kosovën, Tomas Szunyog, ka shkruar për aksionin e policisë në Karaçevë, duke thënë se angazhimi për sundimin e ligjit është vendimtar për perspektivën evropiane.

“Inkurajuese për të parë veprimet e policisë dhe prokurorisë për të luftuar krimin e organizuar në Karaçevë sot. Angazhimi për sundimin e ligjit është vendimtar për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe perspektivën evropiane”, ka shkruar Szunyog në një postim në Twitter.

Të mërkuën, policia zhvilloi një aksion në Karaçevë, ku u rrënun disa objekte në të cilat zhvilloheshin lojëra të fatit.

Në këtë zonë u rrënuan tri kazino, u konfiskua një numër i konsiderueshëm i aparateve të lojërave të fatit dhe u prangosën dy persona.

Related Articles