Shefja e Misionit te Kombeve të Bashkuara në Kosovë Caroline Ziadeh, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka folur rreth agresionit të Serbisë në Kosovë të datës 24 shtator, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Ajo gjatë fjalimit të saj tha se hetimet janë duke vazhduar.
“Është mundësi e mirë që nëpërmjet hetimeve të faktohen dhe dokumentohet ngjarja dhe të mbahet përgjegjës autorët”, tha shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh
“UNMIK-u bashkë me organizatat e tjera e ka dënuar incidentin tragjik dhe humbjen e jetëve”, theksoi ajo.
“Atë ditë policia e Kosovës dhe elementet e armatosura rëndë u përfshijnë në shkëmbimin e zjarrit, që rezultoi me katër të vdekur dhe një numër të arrestuar”, shtoi e para e misionit të OKB-së në Kosovë.
“Policia e Kosovës, ka konfiskuar një numër të automjeteve dhe të armëve”, tha Ziadeh.