Shembet tribuna gjatë ndeshjes së basketbollit në Egjipti, afro 30 të lënduar (Pamje)

Shembet tribuna gjatë ndeshjes së basketbollit në Egjipti, afro 30 të lënduar (Pamje)

Së paku 27 persona janë lënduar kur një tribunë është shembur pjesërisht gjatë një ndeshje basketbolli në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, njofton “CBSNews”.

Zyrtarët thonë se pjesë të ulëseve kanë rënë mbi spektatorët, gjatë ndeshjes së Superkupës mes Al-Ahlyt dhe Ittihadit, ndërsa ka pasur edhe një stampedo në tribuna.

Ndeshja në palestrën “Hassan Moustafa” është ndërprerë pas kësaj ngjarje.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Egjiptit, Hossam Abdel-Ghaffar, ka thënë se shumica e të lënduarve janë me eshtra të thyer. Ai ka thënë se nuk ka persona që janë në rrezik për jetë.

Related Articles