Shend Kelmendi rinovon kontratën me SC Gjilanin

Shend Kelmendi rinovon kontratën me SC Gjilanin

Ekipet e Superligës së Kosovës janë duke vazhduar me prurje të reja, por edhe me rinovime të kontratave me futbollistët të cilët shkëlqyen sezonin që lamë pas.

Sport Club “Gjilani” është duke menduar për prurjet e reja në skuadër.

Sipas ‘GazetaBlic Sport’, sulmuesi anësor, Shend Kelmendi, ka rinovuar kontratën me “kuqebardhët” edhe për dy vite tjera.

Redaksia e Gazetës Enigma ka mësuar se futbollisti ka pasur oferta të shumta, por që në fund zgjodhi që të qëndroj tek Gjilani.

Kelmendi në sezonin e fundit u paraqit në 16 ndeshje për gjilanasit, ku arriti të realizojë 6 gola.

Kujtojmë që Kelmendi karrierë ka bërë edhe tek Prishtina, Trepça ’89, Skënderbeu, Llapi dhe Flamurtari.

/Gazeta Enigma/

Related Articles