Në shënimin e 16 vjetori të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri, Albin Kurti, vlerësoi kontributi dhe sakrificën e të gjithë aktivistëve të VV-së, raporton Gazeta Enigma.
“Kjo kafiteri që ndodhemi është lokali ku u patë formësuar identiteti i LVV-së në vitet 2005/6/7/8, përfundi kësaj arre ku i diskutonim mendimet politike. Në këtë oborr ku e kemi zhvilluar Lëvizjen si organizatë”.
“Falënderojmë qytetarët e Prishtinës e pastaj të gjithë Kosovës që na kanë përkrah pa rezervë”.
“Parimet e VV-së të cilët e gjejnë origjinën tek Rilindja Kombëtare janë ato që e kanë së ndërtuar aktivistët politik dhe kanë bërë që ne të zgjerohemi e rritemi për ditë”.
“Kemi pasur momente të lumtura por edhe të vështira, patëm që sakrifikuan shumë, kontributi i të cilëve tek ne ndjehet çdo ditë”.
“Kemi shumë punë para por të gjitha betejat janë kaluar që të kemi shansin për beteja më të mëdha”./Gazeta Enigma/