Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit dhe atë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës, kanë organizuar një varg aktivitetesh.
Me këtë rast ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar më shumë kujdes nga nxënësit sa i përket ruajtjes së ambientit ku ata jetojnë.
Kërkesë ajo pati edhe për mësimdhënësit, duke kërkuar nga ta që të vazhdojnë me aktivitet që qëllim kanë rritjen e vetëdijesimit për ruajtjen e ambientit.
“Për mua është kënaqësi që sot nga këtu po përcjell një mesazh për rëndësinë e ruajtjes së tokës. E di që fëmijët janë ata që kujdesën më së shumti për tokën”.
“Jam e vetëdijshme për roli dhe rëndësinë e mësimdhënësve andaj ju inkurajoj që të vazhdoni aktivitete me punën e jashtëzakonshme që bëni me vizatime që arrihet vetëdijesimi për ruajtjen e ambientit”.
“Viti që kaluam situata me pandeminë na ktheu në vëmendje se sa e rëndësishme është ta kemi shëndetit ta ruajmë ambientin, të mbjellin pemë”. ka thënë Nagavci.
Përderisa Sofije Bonjaku, drejtoreshë e shkollës “Hasan Prishtina”, përveç që bëri thirrje për ruajtje të tokës pret që shumë shpejtë të marrë fund pandemia, për t’u rikthyer bukurive natyrore që ka vendi.
“Kjo ditë është një ngjarje shumë e rëndësishme për planetin tonë që shënohet në mbarë botën. Kjo festë mjedisore është mundësi që shtyjnë të mendojmë për efektet negative të shkatërrimit të mjedisit në nivel lokal e global”. u shpreh Bonjaku.