Shefi për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Sefer Isufi, ka thënë se shërbimi i obligueshëm ushtarak mund të fillojë pas dy vjetëve.
Ai ka deklaruar se tani ky proces është akoma në nivelin e hartimit.
“Shërbimi i obligueshëm ushtarak është tani i specifikuar në kuadër të programit të Qeverisë. Në fazën që jemi, shërbimi i obligueshëm ushtarak është në stadin ideor, jemi duke hartuar konceptin, por këtë koncept do ta hartojmë me një analizë dhe vlerësim shumë të thellë kërkohet një ekspertizë shumë dimensionale”.
“Konsiderojmë për një periudhë jo shumë të gjatë do të arrijmë ta hartojmë konceptin e parë, ndërsa për ta funksionalizuar si proces mendoj se në fazën qe jemi mund të supozojmë se mund të arrijmë që këtë proces ta fillojmë pas dy vjetëve”.
“Shërbimin e obligueshëm ushtarak përveç që jemi duke analizuar dhe vlerësuar me ekspertët tanë, për ekspertizë të plotë kemi të gjithë partnerët tanë, konkretisht SHBA-në. Jemi duke analizuar dhe vlerësuar praktikat më të mira të shteteve perëndimore, dhe pas një analize të tillë do ta përzgjedhim modelin apo praktikën qe është më e përshtatshme për kushtet tona” ka deklaruar ai në Info Magazinë, përcjellë Gazeta “Enigma”.