Shërbyesit civilë protestojnë para Qeverisë, kanë tri kërkesa urgjente

Shërbyesit civilë protestojnë para Qeverisë, kanë tri kërkesa urgjente

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës dhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës kanë protestuar  para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar buxhetimin e mjeteve për implementimin e Ligjit të pagave në Ligjin për buxhet për vitin 2022, marrëveshjen e përgjithshme kolektive dhe sigurimin shëndetësor, raporton Gazeta Enigma.

Ali Gashi kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës, tha se po injorohen qe 20 vjet.

Sipas tij, paga minimale nuk duhet të jetë më e vogël se 350 euro.

“Sot një pjesë e strukturave të shërbyeseve civil kemi dal të protestojmë pasi u injoruam qe 20 vite e po ashtu edhe nga kjo qeveri që erdhi për transparencë. Sindikata e Pavarur e Administratës ka ardhur në përfundim se trajtohen në mënyrë të pabarabartë”.

“Përmes kësaj proteste kërkojmë të procedojnë me Ligjin e pagave. Të fillojë sa me parë sigurimi shëndetësorë, paga minimale mos të jetë më e vogël se 350 euro” tha Gashi.

Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së tha se po mundohen të fillojnë dialogun me Qeverinë dhe t’i përmbyllim protestat.

“Ne po mundohemi që sa me par të fillojmë një dialogë me qeverinë e Kosovës dhe me ministrit përkatëse ne kërkojmë që sa me parë të ulemi dhe të diskutojmë dhe ta përmbyllim këto protesta”, tha ai.

Kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj tha se janë të vendosur t’i realizojnë të drejtat e tyre.

“Ende mungon dialogu por ne kemi shpresë se do të ketë dialogë. Si zë i përbashkët do t’i realizojmë kërkesat tona urojë qe nga tani e tutje të dëgjohet zëri ynë”, tha ai.

Edhe kryetari i FShSK-së Blerim Syla tha sëbashku do t’ia dalin.

“Sot ndihem i privilegjuar. Këta njerëz janë njerëzit me të rëndësishëm në funksionimin e shtetit e në të njëjtën kohë janë më të shkelurit. Por së bashku do të ja dalim”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles