Në një nga shtëpitë më të bukura të Karystos, në zonën e Mekounidës në Greqi, po qëndron gjatë pushimeve verore kryeministri britanik në largim, Boris Johnson.
Nuk është hera e parë që politikani i njohur viziton zonën.
Boris Johnson, i njohur për filhelenizmin e tij, ka miq greko- britanikë në zonën Mekounida të Karystos, raporton abcnews.al.
Shtëpia e ndërtuar me gurë është një parajsë e vërtetë. Prandaj politikani i njohur e zgjedh çdo vit për relaksim.
Boris u pa në Karysto ndërsa më parë kishte bërë një ndalesë në Nea Makri ku kamera e kapi në një supermarket.
Me një ushtri të tërë truprojash në dispozicion, ai kaloi në Evia për të shkuar në shtëpinë e pushimit.
Boris është integruar në stilin e jetesës greke prej vitesh.
Nuk është rastësi që kur shkoi në shtëpinë e pushimit, hapësira u “përmbyt” me lule greke.
Banorët flasin për një Boris që në këtë zonë të qetë të Evias nuk ka asnjë lidhje me fytyrën e ashpër të ish-kryeministrit që e çoi vendin drejt Brexit.
Thuhet se së bashku me gruan e tij ai bredh nëpër kotecët e pulave, shijon natyrën dhe qëndron larg syve kureshtarë të fotografëve.
Përveç kësaj zona nuk ka paparacë.
Fotot e pakta të publikuara në medie kanë ardhur nga kalimtarë të rastit të cilët thjesht kanë hasur në rrugë me të.
Boris Johnson thuhet se do të qëndrojë në zonë deri në fund të kësaj jave.