Tragjedi në Gjermani, humb jetën studenti i Universitetit të Tetovës

Tragjedi në Gjermani, humb jetën studenti i Universitetit të Tetovës

Studenti i Universitetit të Tetovës, Emre Nazifi nga Krusheva, ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur Universitetit të Tetovës, përmes një telegrami ngushëllimi.

Universiteti e ka përshkruar Emren si student shembullor të Katedrës së Gjuhës Angleze, të njohur për urtësinë, përkushtimin ndaj studimeve, mirësjelljen dhe vlerat njerëzore.

“Emre do të mbetet në kujtesën e profesorëve, studentëve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin”, thuhet në telegram.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Funite.edu.mk%2Fposts%2Fpfbid02mAZU6WienVPfzinr4cktJahEg73dNa4cwMkuMX6x52yBtKs4GrkrMYa5Gb8LFhQol&show_text=true&width=500

Related Articles