Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga pickimi i mushkanjave, apo nga i ashtuquajturi virusi Nil, raporton Gazeta Enigma.
Sipas IKSHPK-së, thuhet se virusi Nil është shfaqur në vendet e Ballkanit, Mediteranit dhe në Europë.
Mirëpo, IKSHPK-ja ka njoftuar se në Kosovë nuk ka akoma asnjë rast të raportuar.
“Në Kosovë nuk ka akoma raste të raportuara, por duke pasur parasysh rrezikshmërinë dhe mundësinë e përhapjes se virusit të Nilit Perëndimor, jemi duke vëzhguar situatën epidemiologjike në vendin tonë por edhe të shteteve fqinje”, thuhet në njoftim.