Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht në spitalet e përgjithshme dhe klinikat Covid, janë duke u trajtuar një mijë e 116 pacientë, raporton Gazeta “Enigma”.
Prej tyre, 995 janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19.
Ndërsa, 37 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i plotë:
26 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19
1116 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
995 të konfirmuar Covid-19 pozitiv
935 me oksigjeno-terapi
37 në gjendje të rënduar shëndetësore
Në QKUK, 396 pacientë të shtrirë, 359 prej tyre Covid-19 pozitivë, 332 me oksigjeno-terapi
– Klinika Infektive, 117 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 86 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 60 pacientë
– Mjekimi Intensiv Qendror Covid- 19, 11 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 85 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 24 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 720 pacientë, 636 prej tyre Covid-19 pozitivë, 603 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 143 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 129 pacientë
– Spitali i Pejës, 180 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 125 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 40 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 82 pacientë