Shitblerja e drogës: Kapet me rreth 10 qese me marihuanë i riu në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Shitblerja e drogës: Kapet me rreth 10 qese me marihuanë i riu në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar edhe dje në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ku Policia ka ndaluar një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se te i riu që u kap në flagrancë, pas kontrollit, zyrtarët policorë ia kanë gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë, të ndarë në rreth 10 qese.

Pas përfundimit të kontrollit policor, droga është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar ndalimin e tij dhe inicimin e rastit për veprën penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Related Articles