Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Ballkani – Sivasspor

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Ballkani – Sivasspor

 Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jetë i stërmbushur të enjten nga ora 21:00 për ndeshjen kthyese mes Ballkanit dhe Sivassporit.

Kjo ndeshje luhet në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

FC Ballkani ka njoftuar se të gjitha biletat janë shitur për këtë ndeshje, raporton Gazeta Enigma.=

Kujtojmë që ndeshjen e parë Ballkani e kishte fituar me rezultat 3-4 në Turqi.

Related Articles