Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi ka shitur thithësen elektrike pa pëlqimin e familjarëve të tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se i dyshuari pas intervistimin me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se nga shtëpia, pa pëlqimin e familjarëve tjerë e kishte marrë një fshesë elektrike dhe e kishte shitur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.