Ekspedia e futbolistëve dhe Shtabi Teknik i SC Gjilani pa humbur kohë nga faza e parë përgatitore në Mavrovo të Maqedonisë së Veriut, kanë filluar fazën tjetër në Gjilan, me qëllim që të presin sa më të përgatitur edicionin e ri. Ata nuk kanë hezituar asnjë moment, për t’i mbajtur stërvitjet pavarsisht motit të likë, në funksion të objektivave parapërgatitore që i ka dhënë vetes.
Kryetrajneri Ismet Munishi është shprehur tejet i kënaqur me fazën përgatitore, sikurse edhe Rafet Prekazi e lojtarët bashkë, si dhe Shtabi Teknik në përgjithësi.
Kujtojmë që SC Gjilani ka kohë që ka filluar përgatitjet për edicionin e ri 2021/2022, e mobilizuar skajshmërisht dhe e vendosur si asnjëherë më parë, me aspirata të qarta që i ka vënë vetes, e të cilat aspirata këtë edicion thuhen saktë – se skuadra ka vetëm një synim – titullin e kampionit.
Këtë e thonë të gjithë në skuadër, duke filluar nga zyrtarë teknik e deri te kryetari i klubit Florim Zuka.
E kryetari i Klubit Florim Zuka nuk i ka lënë asgjë rastit. Në funksion të arritjes së objektivave ai ka vizituar klubin dhe Shtabin Teknik gjatë përgatitjeve, për të zhvilluar një bisedë relaksuese me protagonistët e edicionit të ri – futbollistët – të cilët po priten me interesim të shtuar për të dëshmuar me performancat e tyre abjektivat që i kanë përpara dhe mënyrën se si do të konsolidohen dhe harmonizohen në edicionin e ri nën direktivat e trajnerit ambicioz, Ismet Munishi!
E optimistë për edicionin e ri janë shprehur edhe futbollistët, të cilët do të do të jenë ata që do të bartin “barrën kryesore” në sfidat e edicionit 2021/2022.
Edicioni 2021/2022 fillon më 21 gusht sipas Federatatës së Futbollit të Kosovës, ndërsa SC Gjilani ndeshjen e parë dhe të dytë i zhvillon si mysafire: në fillim me Drenicës, ndërsa një javë më pas ndaj Feronikelit.