Disfata 3:2 nga Bylisi në shtëpi, bëri që drejtuesit e Partizanit të shkarkojnë trajnerin serb Aleksandar Veselinoviç, ndërsa ky vendim nuk ka mbetur pa u komentuar nga ish futbollisti i “Demave të Kuq”, Vangjel Zguro.
Kujtojmë ish futbollisti i Struga Trim Lum ishte përjashtuar nga ekipi i Partizanit dhe e kishte shprehur haptazi që marrëdhëniet e tij me teknikun serb nuk kanë qenë kurrë të mirë.
Pas shkarkimit të Veselinoviç, Zguro ka gjetur momentin dhe ka komentuar në postimin n e bërë nga Partizani në rrjetin social “Facebook”.
Mbrojtësi thotë se ishte turp për atë që drejtonte Partizanin, duke e quajtur Veselinovic “intrigant Serbie”.