Shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se e është shkarkuar fotografi Gerolld Nikoliqi pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Kërçeli ka treguar se të enjten ka nënshkruar shkarkimin e Nikoliqit.
“Po e vërtetë, dje e kam nënshkruar shkarkimin e tij”, ka thënë Kërçeli.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur më 22 dhjetor 2022 ku Nikoliqi është arrestuar nën dyshimet se kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.
“Me datën 22.12.2022 është arrestuar personi mashkull i lindur në vitin 1987 mbi dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Rasti ka ndodhur në rrugën “Mark Malota” në Gjakovë Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Gerolld Nikoliqi ka shërbyer si fotograf edhe në Lëvizjen Vetëvendosje.