Shkarkohet nga pozita zëvendësdrejtori i RTK-së, kjo është arsyeja

Shkarkohet nga pozita zëvendësdrejtori i RTK-së, kjo është arsyeja

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës, në mbledhjen e të shtunës ka aprovuar propozimin e Shkumbin Ahmetxhekajt, ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në RTK, për shkarkimin e Mentor Shalës nga pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të televizionit.

“Z. Shala gjatë kohës së kryerjes së detyrave në RTK, në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsëritur ka shkelur Ligjin për RTK-në dhe Rregulloret e Brendshme të RTK-së, qoftë duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe aktet e brendshme apo duke mos ruajtur paanshmërinë”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e u.d. të Drejtorit të Përgjithshëm për shkarkimin që e ka aprovuar Bordi i RTK-së.

Vendin e Shalës do ta zë përkohësisht Arsim Halimi “deri në përzgjedhjen e kandidatit për këtë pozitë sipas konkursit publik, por jo më shumë se 6 muaj”, sipas njoftimit të Bordit të RTK-së.

Shkarkimi i Shalës ishte kërkuar edhe më herët, pasi e kishte ofenduar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili. 

Ai kishte ofenduar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili, e cila vitin e kaluar kishte deklaruar se ky medium ndërpreu transmetimin live kur në një komision po përmendej emri i Shalës.

Shala kishte shpërthyer me ofendime në Facebook, duke thënë se ka dëshirë që Kica-Xhelili, t’ia përmend atij emrin dhe se kjo e fundit “e ka mendjen vetëm tek ai”.

“A e caktojmë një takim Doarsë, për drekë a për darkë a? Që donë i thërrasim edhe ato mikeshat e tua në RTK! Kënaqemi edhe të tregoj për krejt RTK-në, edhe nime e kupton çka është RTK-ja. E miqtë e RTK-së?! Jo valla s’po i thërrasim”, kishte shkruar Shala në Facebook.

Related Articles