Autoritetet në Vietnam vendosën të dënojnë me 5 vjet burg një të ri për shkeljen e rregullave të koronavirusit dhe shpërndarjen e virusit te 8 persona të tjerë, një prej të cilëve humbi jetën.
28-vjeçari Le Van Tri u shpall fajtor për përhapjen e sëmundje së rrezikshme në gjyqin që zgjati vetëm një ditë në provincën e Ca Mau.
Vietnami konsiderohet si një ndër vendet që e ka përballuar më mirë pandeminë e koronavirusit, duke ndërmarrë testime masive, gjurmim dhe rregulla strikte karantine.