ShSKUK del me reagim në lidhje me deklaratat për fshehjen e rasteve të vdekjeve nga COVID

ShSKUK del me reagim në lidhje me deklaratat për fshehjen e rasteve të vdekjeve nga COVID

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka dalë me një reagim lidhur me deklaratat për fshehje të rasteve të vdekjeve nga COVID në Kosovë.

Në reagim thuhet se të gjitha rastet e vdekjeve që ndodhin brenda institucioneve të SHSKUK-së, raportohen në mënyrë të rregullt.

“Secili rast i vdekjes që ndodhë në SHSKUK, raportohet menjëherë ( në kohë reale) nga mjeku që konstaton vdekjen.  Raportimi bëhet në Qendrën Operative e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrën për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Këto të dhëna përpunohen nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe publikohen në një raport të plotë ditor, raporti përfshinë të dhënat për grupmoshat dhe qytetet.”

Përmes këtij reagimi, SHSKUK ka ftuar zyrtarët  publikë “që të kursehen nga deklaratat e pamatura të cilat vetëm  se shkaktojnë panik dhe konfuzion në popullatë.”

Related Articles