Shkëndija u bë skuadra e tretë shqiptare që do jetë pjesë e finaleve të një kompeticioni evropian

Shkëndija u bë skuadra e tretë shqiptare që do jetë pjesë e finaleve të një kompeticioni evropian

Ndonëse konsideroheshin thuajse pa gjasa ndaj ish-kampionëve të Evropës, tetovarët nuk ia pyetën fare “letrat” namit të Steauas së Bukureshtit.

Shkëndija i mposhti rumunët në të dy ballafaqimet e rrethit të dytë eliminator në UEFA Champions League (1-0 dhe 1-2) duke hapur një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar.

Deri në këtë nivel ku kanë arritur kuqezinjtë, ka shkuar vetëm Skënderbeu i Korçës në edicionet 2013/14 dhe 2015/16.

Me këtë arritje, skuadra nga Tetova tashmë veç e ka të siguruar fazën finale të Konferencës evropiane, por duke pasur ende mundësi për më shumë.

Në raundin e radhës, i treti në kualifikimet e Ligës së Kampionve, klubi shqiptar do të ballafaqohet me atë nga Azerbajxhani, Qarabag.

Kalimi eventual i këtij kundërshtari, e siguron fazën e ligës në një kompeticion më të lartë, pra atë të UEFA Europa League, por duke i dhënë mundësinë maksimale ekipit të ‘shqipeve’ nga Maqedonia e Veriut, Playoff-in nga i cili ndahet bileta për turneun më prestigjioz në Evropë për klube, Championsin.

Finalen eliminatore të këtij niveli, deri tani e ka prekur vetëm Skënderbeu, ku ishte mposhtur nga Dinamo e madhe e Zagrebit, por për t’u bërë pastaj pjesë e grupeve të Europa Ligës.

Ndërkohë, atë që deri tani e ka të sigurt Shkëndija, dy herë e ka prekur Ballkani i Suharekës, që u bë pjesë e skuadrave më të mira në UEFA Europa Conference League.

Shkëndija i pret azerët më 5 gusht në Shkup, kurse duelin e kthimit e zhvillon një javë më vonë!

Related Articles