Shkodër: 33-vjeçi që mbrëmë u gjet i vrarë, dyshohet se u qëllua mbi 20 herë me plumba

Shkodër: 33-vjeçi që mbrëmë u gjet i vrarë, dyshohet se u qëllua mbi 20 herë me plumba

Ramazan Mataj, me datën 5 janar u ekzekutua në Shkodër.

Në momentin e ekzekutimit, 33-vjeçari kishte qenë i vetëm në automjetin e tipit “Benz”.

Hetimet për këtë ngjarje janë fokusuar tek lidhjet që mund të ketë pasur i riu me një vajzë.

Nga të dhënat e para nga grupi hetimor mësohet se në atentat ka qenë një person, i cili ka shtënë në drejtim të viktimës, 27 herë, nga dy krahët e veturës.

Të afërm të tij janë marrë në pyetje, ndërsa sipas informacioneve të deritanishme konfliktet janë përjashtuar pasi i riu ka rezultuar se nuk ka pasur përplasje me shtetas të tjerë.

Gjithashtu mësohet se është gjetur telefoni i të riut, dhe pritet edhe zbërthimi i mesazheve.

Sipas Abcnews, dyshohet se në këtë atentat ka qenë një autor që fillimisht ka qëlluar nga dera e pasagjerit dhe më pas ka qëlluar nga dera e shoferit, transmeton Gazeta Enigma.

Ndërkohë kontrollet janë bërë edhe me qenin e policisë që ka gjetur gjurmët deri në njëfarë pike, ndërsa hetimet janë ende në vijim. /Gazeta Enigma

Related Articles