Shkon në 34 numri i të vrarëve në Sumy të Ukrainës

Shkon në 34 numri i të vrarëve në Sumy të Ukrainës

Numri i personave të vrarë në sulmin e sotëm në Sumy është rritur në 34, sipas shërbimit të emergjencës shtetërore të Ukrainës.

Siç njoftohet, në këtë numër janë të përfshirë edhe dy fëmijë, raporton Sky Neës, transmeton Gazeta Enigma.

“117 persona të tjerë janë plagosur, mes tyre 15 fëmijë”, thuhet tutje në njoftim.

Në lidhje me këtë sulm ka reaguar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke thënë se sulmi kishte ndodhur të “Dielën e Palmës”, kur njerëzit po shkonin në kishë.

“Vetëm të poshtër mund të veprojnë kështu, duke marrë jetët e njerëzve”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Zelenskyt.

Related Articles