Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me delegacionin e tij sot ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut, raporton Gazeta “Enigma”.
Kurti sot ka takuar Hristijan Mickoskit, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, ku pas takimit kanë dalur edhe me një konferencë pë media.
Para fillimit të konferencës për shtyp të kryeministrave Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti, Shkupi zyrtar e ka ngatërruar flamurin e Kosovës me atë të Bashkimit Evropian.
Në vend të flamurit të Kosovës e kishin vendosur flamurin e BE-së, por vetëm pak para nisjes së konferencës për shtyp, e ndërrojnë.
Kujtojmë se në delegacionin e Kosovës për këtë vizitë në Shkup ishte edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i dërgoi notë proteste Shkupit, por edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu. /Gazeta Enigma/