Shoferi 87-vjeçar hyn me makinë në mes të tregut duke përplasur 13 persona

Shoferi 87-vjeçar hyn me makinë në mes të tregut duke përplasur 13 persona

13 persona janë përplasur nga një makinë në një treg në Austri.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në treg, duke përplasur 13 persona, në Austri.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Abacisë së Shën Florianit në jug të Linzit.

Të paktën tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Shoferi 87-vjeçar është po ashtu mes të lënduarve.

“Nuk është ende e qartë pse automjeti doli nga rruga”, tha zëdhënësi i policisë, Clemens Lehner.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Related Articles