Shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci, dërgohet i prangosur para prokurorit për t’u marrë në pyetje

Shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci, dërgohet i prangosur para prokurorit për t’u marrë në pyetje

Shoferi i autobusit që shkaktoi aksident në Sllavonski Brod të Kroacisë, ku si pasojë humbën jetën 10 pasagjerë nga Kosova dhe dhjetëra tjerë pësuan lëndime trupore, është parë sot i prangosur dhe shoqëruar nga policë të unfirmouar dhe civilë.

Shoferi i prangosur është dërguar para prokurorit, kurse për një vepër të tillë parashihet burgim deri në 15 vite, ka bërë të ditur drejtori i policisë kroate ,Nikolla Millina.

Shoferi i autobusit nga Kosova në autostradën A3 te Sllavonski Brodi e kishte zënë gjumi për pak sekonda, duke bërë që autobusi të shkaktoj aksident. E sot ai është dërguar para prokurorit për t’u marrë në pyetje.

Ai ka pranuar se e kishte zënë gjumi në momentin kur ishte prapa timonit të autobusit, e mbi 45 persona tjerë kanë kërkuar ndihmë dhe janë hospitalizuar në qytetin kroat ku edhe ndodhi aksidenti.

Disa prej tyre që kanë pësuar lëndime të lehta, pritet që sot të lirohen nga spitali dhe të nisen nesër për në Kosovë. 

Related Articles