Shoferja 18-vjeçare godet me veturë dy fëmijë në Gjilan, dërgohen në spital me urgjencë

Shoferja 18-vjeçare godet me veturë dy fëmijë në Gjilan, dërgohen në spital me urgjencë

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion pothuajse çdo ditë po shkakton dhjetëra aksidente trafiku me lëndime. Jo rrallëherë këto raste po përfundojnë me lëndime të rënda, apo edhe me fatalitet.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “Zija Shemsiu” të Gjilanit, ku një veturë ka goditur dy këmbësore, fëmijë të moshave 10 dhe 11-vjeçare, teksa po kalonin rrugën.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka njoftuar se shoferja e dyshuar, 18-vjeçare nuk e ka respektuar përparësinë e kalimit për këmbësorë, ku për pasojë i ka përplasur viktimat.

Për shkak të goditjes, fëmijët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor, teksa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.

Related Articles