Ka përfunduar hedhja e shortit në Doha për fazën e grupeve të Kampionatit Botëror “Katari 2022”, shkruan Gazeta Enigma.
Kampionati Botëror do të nisë më 21 nëntor dhe finalja e madhe do të luhet më 18 dhjetor.
Katari si vend mikpritës ishte në vazon e parë dhe në grupin A. Në total ishin tetë grupe. Shtetet nga e njëjta vazo nuk mund të përballen mes vete.
FIFA preferoi të mos ketë dy skuadra nga të njëjtat zona kualifikuese (Azia, Afrika, CONCACAF, Amerika e Jugut, Oqeani, Evropa). Përjashtim bën Evropa, që ka më së shumti skuadra të kualifikuara. Çdo grup ka të paktën një ekip nga Evropa, por asnjë nuk do të ketë më shumë se dy.
Grupi A:
1. Katari
2. Holanda
3. Senegali
4. Ekuadori
Grupi B:
1. Anglia
2. SHBA
3. Irani
4. Uells/Skoci/Ukrainë
Grupi C:
1. Argjentina
2. Meksika
3. Polonia
4. Arabia Saudite
Grupi D:
1. Franca
2. Danimarka
3. Tunizia
4. Peru/Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe
Grupi E:
1. Spanja
2. Gjermania
3. Japonia
4. Kosta Rika/Zelanda e Re
Grupi F:
1. Belgjika
2. Kroacia
3. Maroku
4. Kanada
Grupi G:
1. Brazil
2. Zvicra
3. Serbia
4. Kameruni
Grupi H:
1. Portugalia
2. Uruguai
3. Koreja e Jugut
4. Gana