Ditë më parë është publikuar lista e futbollistët për miqësoret e muajit nëntor të Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Përzgjedhësi, Alain Giresse, në këtë listë është përqendruar kryesisht në emra të rinj.
Listën e trajnerit francez e ka komentuar edhe kryetrajneri i Drenicës, Bekim Shotani, i cili ka thënë se futbollisti i Gjilanit, Arbnor Ramdani e ka merituar të ftohej.
“Mungon Arbnor Ramadani futbollisti i Gjilanit. Ramadani ka pasur jashtëzakonisht ndeshje të mira, mesfushori është shquar me gola shumë të mirë dhe ka kontribu shumë në përformancën e Gjilanit, jo vetëm Gjilanit por edhe sa ka qenë pjesë e Llapit, është njëri nga lojtarët kryesor të cilët e kanë ngritë edhe nivelin e Llapit. Unë mendoj që Arbnor Ramadani dhe Armend Thaqi është dashur të ftohen nga selektori Alain Giresse”, tha Shotani.
/Gazeta Enigma/