Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Bolivi, 50 të vdekur nga përmbytjet

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Bolivi, 50 të vdekur nga përmbytjet

Presidenti i Bolivisë, Luis Arce, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin, pas shirave të dendur dhe përmbytjeve që kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha, duke marrë jetën e më shumë se 50 personave./

Nga këto përmbytje janë detyruar të zhvendosen e rreth 100 mijë njerëz.

Sipas raportimeve të Reuters, të nëntë rajonet e Bolivisë janë prekur nga shirat e dendur, me një rajon të shpallur si zonë fatkeqësie. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur gjithashtu në tre rajone të tjera të vendit, transmeton Gazeta Enigma.

Më shumë se 370 mijë familje janë prekur nga stuhia, ndërsa përpjekjet për përballimin e krizës po vazhdojnë.

Bolivia, një shtet me një popullsi prej mbi 12 milionë banorësh, zakonisht ka një sezon shiu që zgjat nga nëntori deri në mars.

Lucia Valper, nga shërbimi meteorologjik i Bolivisë, Senamhi, konfirmoi se paralajmërimet portokalli dhe të kuqe për përmbytjen e lumenjve janë lëshuar në mars të këtij viti dhe do të zgjasin deri në prill.

Në këto kushte të vështira, autoritetet po punojnë për të siguruar ndihmën dhe strehimin e atyre që kanë humbur gjithçka nga përmbytjet. /Gazeta Enigma

Related Articles